LSDM: Vetëm për Mickoskin agjenda e Maqedonisë dhe ajo Evropiane janë të ndryshme

Maqedonia

LSDM: Vetëm për Mickoskin agjenda e Maqedonisë dhe ajo Evropiane janë të ndryshme

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 11:21
LSDM

LSDM përmes një kumtese ka akuzuar OBRM-PDUKM-në dhe liderin e saj Mickoskin se kanë plan tjetër për Maqedoninë e Veriut dhe jo integrimin në BE.

”Agjenda maqedonase është evropiane dhe agjenda evropiane është edhe agjenda maqedonase dhe i vetmi që i vë në konflikt është Hristijan Mickoski.

Për herë të parë pas 32 vitesh pavarësi, kur qytetarët vendosën që vendi të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së, një politikan thotë se agjenda evropiane nuk është e njëjtë me agjendën e Maqedonisë, që do të thotë se ai ka disa plane tjera për integrimin e vendit.

Mickoski të thotë se cili është plani i tij, të thotë qëndrimin e tij dhe të thotë alternativën, sepse nuk ka dallim mes agjendës evropiane dhe asaj maqedonase për integrime euroatlantike.

Vazhdimi i rrugës evropiane të shtetit kërkon miratimin e amendamenteve kushtetuese, të cilat janë pjesë e kornizës negociuese, të harmonizuara ndërmjet 27 vendeve anëtare të BE-së dhe të pranuara nga kuvendi maqedonas i politikanëve të partive të ndryshme politike.

Amendamentet e propozuara kushtetuese nuk ndërhyjnë në asnjë çështje të identitetit, është një amendament teknik i Kushtetutës, me të cilin përveç pjesëve ekzistuese të kombeve që janë përfshirë në Preambulë, shtohen edhe pjesë të kombeve të tjera që deri më tani ishin jo pjesë e Preambulës, por u renditën nën të tjera.

Kjo praktikisht i mohon të gjitha ato të pavërteta, gënjeshtra, histeri që OBRM-PDUKM ngriti gjatë vitit të kaluar lidhur me faktin se në Maqedoni do të ndodhë bullgarizimi dhe asimilimi” – thuhet në kumtesën e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat