Në Tabanoc për hyrje në Maqedoni pritet rreth 45 minuta

Maqedonia

Në Tabanoc për hyrje në Maqedoni pritet rreth 45 minuta

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 20:31
Tabanoc

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa ndërprerë dhe në rrugë të thata.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë.

“Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në vend pritet 45 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM.

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat