Drejtoria e Doganave të Maqedonisë: Nuk bëhet fjalë për obligacione me afat të skaduar, por për obligacione të maturuara

Maqedonia

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë: Nuk bëhet fjalë për obligacione me afat të skaduar, por për obligacione të maturuara

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 20:36
Drejtoria Doganore

Drejtoria Doganore në lidhje me obligacionet e sekuestruara bën të ditur se bëhet fjalë për obligacione me afat dhe se obligacionet kanë një datë maturimi, që do të thotë se ato mund të ekzekutohen pas skadimit të kësaj date.

“Gjithashtu, informojmë publikun se pasagjeri në posedim të të cilit janë gjetur obligacionet e ka pranuar fajësinë në gjykatë, pas së cilës gjykata ka marrë aktgjykim me të cilin janë konfiskuar obligacionet. Në dëshminë e tij para gjykatës, pasagjeri deklaroi se kishte për qëllim të ekzekutonte obligacionet në një vend të huaj”, thuhet në njoftimin e Doganave.

Ata bëjnë thirrje qytetarëve që t’u përmbahen informacioneve të sakta dhe të verifikuara, sepse çdo spekulim mund të dëmtojë hetimin e mëtejshëm.

Hetimi financiar vazhdon në bashkëpunim me të gjitha organet dhe institucionet përkatëse në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, me synimin për të provuar një tentativë të mundshme për mashtrim apo parandalimin e pastrimit të parave. Hetimi do të tregojë se cila është vlera reale e obligacioneve dhe cili është qëllimi i tyre përfundimtar. Sipas Ligjit për Drejtorinë doganore, një nga përgjegjësitë e Drejtorisë doganore është edhe kryerja r kontrollit të mjeteve fizike të transferueshme për pagesë- obligacione përmes linjës doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në fund të njoftimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat