Stevanoviq: Pacienti i tretë i cili u infektua me krime-kongo është në gjendje të qëndrueshme shëndetëore

Maqedonia

Stevanoviq: Pacienti i tretë i cili u infektua me krime-kongo është në gjendje të qëndrueshme shëndetëore

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Pacienti i sapo infektuar nga Velesi i cili vuan nga ethet e Krime-Kongo është në gjendje të mirë të përgjithshme. Ai është ankuar për temperatura të larta, dhimbje koke dhe dhimbje muskulore, pas së cilës ka kërkuar ndihmë mjekësore, thotë drejtoresha e Klinikës Infektive, Milena Stevanoviq, për rastin e tretë të sëmundjes në RMV.

Analizat e sotme, siç thotë drejtoresh, janë të rregullta, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë zhvillim të sëmundjes. Pacienti është në gjendje të qëndrueshme dhe po monitorohet.

Stevanoviq njofton se pacienti nga Velesi ka mundur të infektohet duke peshkuar përgjatë një pjese të lumit Vardar, ku ka gjemba të mëdhenj, lagështi, bar të lartë dhe është i pakalueshëm.

“Epidemiologët si dhe shërbimi veterinar janë të përfshirë në këtë monitorim epidemiologjik të etheve kongo-krime për hetime të mëtejshme”, tha Stevanoviq dhe njoftoi se nesër do t’i japin të gjitha detajet e rastit./Telegrafi Maqedoni.

Ky është rasti i tretë i regjistruar, pasi u zbulua muajin e kaluar tek një grua 27-vjeçare nga Shtipi, e cila ndërroi jetë menjëherë pasi u diagnostikua me virus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat