202 sanksione për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni

Maqedonia

202 sanksione për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 11:49
Policia

Ministria e Punëve të Brendshme dje ka kryer kontroll të përforcuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 202 drejtues automjetesh.

“Nga këto, nëntë automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

104 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, kurse 98 jashtë vendbanimit”., njofton MPB.

Nga aty shtojnë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat