Arrestohet një 21-vjeçar nga Radovishi, ka kryer disa vepra penale

Maqedonia

Arrestohet një 21-vjeçar nga Radovishi, ka kryer disa vepra penale

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

MPB informon që rreth orës 11:00 në Radovishit , oficerët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Radovishit e kanë ndaluar E.B.(21) nga Radovishi.

I cili dyshohet se gjatë këtij muaji se ka kryer më shumë veprat penale si “vjedhje të rëndë”,  “vjedhje të tjera” dhe “vjedhje e automjet” në zonat e Radovishit dhe Strumicës.

Në bisedën zyrtare në zyrën e policisë, ai ka pranuar se ka kryer vjedhje të rëndë dhe se ka marrë një automjet në zonën e Radovishit, si dhe ka kryer edhe një “vjedhje” dhe një sekuestrim të një automjet në zonën e Strumicës.

Tek ai janë gjetur vetura dhe gjëra të tjera, të cilat u janë kthyer pronarëve.

E.B është ndaluar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat