Në Ohër gjithnjë e më pak filloristë shqiptarë

Maqedonia

Në Ohër gjithnjë e më pak filloristë shqiptarë

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Paralelet në gjuhën shqipe në shkollat fillore në Ohër kanë mbetur me shumë pak nxënës. Me këtë zvogëlohet edhe mundësia e hapjes së klasave në gjuhën shqipe në arsimin e mesëm. Filloristët shqiptarë mësojnë në shkollën “Vëllazërim-Bashkimi”, e vetmja shkollë fillore në qytet ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.

“Nëse gjeneratat kanë qenë rreth 30 nxënës për gjeneratë, gjenerata e fundit ka qenë 15, ndërsa viti i paraprak me 23. Këtë vit kemi 14 nxënës të regjistruar për mësim në gjuhën shqipe, ndërsa në vitin shkollor 2022/2023 kemi pasur 34 semimaturantë. Kjo është një rënie e drejtpërdrejtë prej rreth 20 nxënës”, u shpreh Xhemal Mehmed – Drejtor i Shkollës Fillore Vëllazërim- Bashkimi.

Edhe pse tash disa vite janë planifikuar dy paralele në gjuhën shqip në Qendrën e Shkollës Elektrike dhe Mekanike në Ohër, në konkurset e shpallura nga Ministria e Arsimit, pothuajse nuk kishte aspak interesim.

Nisma për hapjen e një shkolle të mesme në gjuhën shqipe në Ohër daton nga fundi i viteve 1970 kur u plotësuan të gjitha kushtet, por ndodhi diçka tjetër, raporton Alsat.mk

Tani nxënësit shqiptarë nga Ohri pas mbarimit të shkollës fillore, rreth 80% e tyre vazhdojnë arsimimin në gjuhën shqipe në Strugë. Të tjerët vazhdojnë të mësojnë maqedonisht në shkollat e mesme të Ohrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat