MSH: Është formuar komision ekspertësh për shqyrtimin e vdekjes së pacientit 24-vjeçar në Manastir

Maqedonia

MSH: Është formuar komision ekspertësh për shqyrtimin e vdekjes së pacientit 24-vjeçar në Manastir

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Për shkak të përkeqësimit të papritur të gjendjes së 24-vjeçarit S.T. nga fshati Capari, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në spitalin e Manastirit, Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor vlerëson se është i domosdoshëm formimi i një komisioni ekspertësh, njoftojnë sot Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje sqaruan se “është formuar një komision ekspertësh që do të dalë në terren dhe do të shqyrtojë trajtimin e pacientit 24-vjeçar”.

“Nga ana e Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor, për shkak të përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes së pacientëve, vlerësojnë se është i nevojshëm formimi i një komisioni ekspertësh. Është formuar një komision ekspertësh që do të dalë në terren dhe do të shqyrtojë trajtimin e pacientit 24-vjeçar”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti tha sot se komisioni do të formohet në një kohë sa më të shkurtër dhe do ta hetojë profesionalisht rastin dhe do të duhet të konstatojë nëse ka pasur dhe cilat kanë qenë mangësitë në trajtimin e pacientit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat