Mickoski: Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbahen me 8 maj

Maqedonia

Mickoski: Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbahen me 8 maj

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 16:21
Hristijan Mickoski

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbahen së bashku dhe data e rrethit të dytë të jetë më 8 maj, që i bie të mërkurën, sepse e diela e 5 majit është festa e Pashkëve.

Ky është propozimi i kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për zgjedhjet e ardhshme për president të shtetit dhe përbërjen e re parlamentare. Megjithatë, siç thotë, pret që vendimin se kur do të mbahen zgjedhjet të sillet me konsensusin e të gjitha partive politike.

“E vetmja javë ku mund të harmonizohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare është 5 maji, që është festa e Pashkëve. Kemi pasur praktikë edhe në të kaluarën, kështu ishte në zgjedhjet e fundit më 15 korrik të vitit 2020 dhe të kemi zgjedhje të mërkurën.

Prandaj themi se 8 maji është sërish një datë e mundshme nëse raundi i dytë presidencial do të bëhej bashkë me atë parlamentar, do të kishte 72 orë afat për ankimime, për vendime e kështu me radhë dhe për të kapur afatin e 12 majit në mënyrë që presidenti i ri të inaugurohet”, tha Hristijan Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat