Milloshoski: Jam skeptik se ndonjë nga vendet e rajonit do të bëhet anëtare e plotë e BE-së deri në vitin 2030

Maqedonia

Milloshoski: Jam skeptik se ndonjë nga vendet e rajonit do të bëhet anëtare e plotë e BE-së deri në vitin 2030

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 11:23
Antonio Milloshoski

Nga pushteti subjekti i ndryshimeve kushtetuese po anashkalohet sepse nuk kanë fusha suksesi. Nëse flasim për arsimin, nuk ka tekste shkollore, nëse flasim për pensionistët, ka pakënaqësi, nëse flasim për financat, ka shumë borxhe, nëse flasim për komunat, ka subvencione dhe mbështetje të dobët për komunat. Ata nuk kanë tema të tjera dhe ne nuk kemi ndërmend të votojmë për amendamentet kushtetuese siç janë ato nën shantazh nga shteti i tretë dhe mbesim në atë qëndrim, tha deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski.

Sa i përket zgjedhjeve, Miloshoski për “Kanal5” tha se OBRM-PDUKM propozon një zgjidhje të denjë, që ato të jenë në një afat të përbashkët, gjegjësisht që raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale të përkojë me zgjedhjet parlamentare dhe për këtë ekzistojnë tre arsye.

Për të mos shpenzuar shuma të mëdha, kushton 9-10 milionë euro për cikël zgjedhor, së dyti të ketë një pjesëmarrje më të madhe që të mos ketë krizë kushtetuese sepse zgjedhja e presidentit kërkon census prej 40% dhe nuk e lehtë për t’u arritur kjo, me këto fenomene të lindjeve të ulëta dhe imigrimit të madh dhe arsyeja e tretë është se ne mendojmë se zgjedhjet e përbashkëta do të kursenin kohën e shtetit sepse të gjitha institucionet, komunat, spitalet, ndërmarrjet, institucionet kur ka një cikël zgjedhor janë në bllokim sepse ka disa ndalime për blerjet. Nëse ka zgjedhje të përbashkëta, ai cikël do të përfundojë deri më 8 maj, në vend që vendi të jetë në ngërç deri në festën e Ilindenit”, theksoi Milloshoski.

Lidhur me zgjerimin e BE-së për anëtarësim të plotë, ai theksoi se aktualisht nuk është prioritet për disa shtete anëtare të BE-së dhe prandaj Maqedonia duhet të fokusohet në detyrat e shtëpisë.

Jam skeptik se deri në vitin 2030 jo vetëm Maqedonia, por edhe ndonjë vend tjetër nga rajoni, Serbia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina do të bëhen anëtare të plota. Për këtë ne duhet të fokusohemi në përmirësimin e shoqërisë sonë dhe sistemit në Maqedoni”, tha Milloshoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat