MPB Maqedoni: Arrestohen shtatë kontrabandistë nga Pakistani, janë gjetur 70 migrantë

Maqedonia

MPB Maqedoni: Arrestohen shtatë kontrabandistë nga Pakistani, janë gjetur 70 migrantë

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë njofton se janë arrestuar shtatë kontrabandistë nga Pakistani, ndërsa janë gjetur 70 migrantë.

“Në periudhën prej orës 20:00 deri në orën 02:30 të mëngjesit të sotëm, zyrtarë policorë nga Qendra Rajonale për çështje kufitare Jug, SPB Strumicë në koordinim me Departamentin për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, kanë privuar nga liria shtatë migrantë nga Pakistani, për shkak të dyshimit se janë autorë të veprës penale – kontrabandim me migrantë, sipas nenit 418-b të Kodit Penal”, theksohet në kumtesë.

Rreth orës 17 është raportuar se në jug të Negorcit, në afërsi të lumit Serminska, ndodhet një grup i madh i migrantëve nga Siria. Grupi ishte në lëvizje, siç shtohet në kumtesën, i udhëhequr nën detyrim nga disa migrantë nga Pakistani.

“Nga ana e QR për ÇK jug dhe SPB Strumicë menjëherë janë dërguar zyrtarë policorë në lokacionin e treguar, në bashkëpunim me pjesëtarët e Departamentit për operacione speciale të policisë. Pas një kontrolli të detajuar në terren, janë zbuluar gjithsej 77 emigrantë”, shkruan në kumtesën.

Nga Siria – 52, nga Pakistani -13, nga Turqia pesë, nga Iraku – pesë dhe nga India – dy persona, ndërsa në mesin e tyre edhe shtatë migrantët nga Pakistani, të cilët konsideroheshin si udhëheqës të grupit.

Për rastin është informuar prokurori publik, ndërsa sot kundër shtatë migrantëve nga Pakistani është parashtruar kallëzim penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat