Reagon ministri Lloga: Sot Maqedonia e Veriut është shtet më i padrejtë se dje

Maqedonia

Reagon ministri Lloga: Sot Maqedonia e Veriut është shtet më i padrejtë se dje

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 13:39
Krenar Lloga

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka reaguar pasi në Kuvend dështoi votimi i nevojës për miratimin e Ligjit për Amnisti, që ishte propozim i Ministrisë së Drejtësisë.

Lloga këtij vendimi të Kuvendit i referohet si padrejtësi.

“Sot Maqedonia e Veriut është shtet më i padrejtë se dje!”, ka shkruar Lloga në Facebook.

Ndryshe, sot deputetët e Kuvendit të Maqedonisë me 66 vota “kundër” nuk e pranuan propozimin që të miratohet Ligji për amnisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat