Deputetët shkelin Ligjin për Prokurori Publike, Joveski largohet më 25 dhjetor – nuk ka konkurs për prokuror të ri

Maqedonia

Deputetët shkelin Ligjin për Prokurori Publike, Joveski largohet më 25 dhjetor – nuk ka konkurs për prokuror të ri

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 15:15
Ljubomir Joveski

Informacioni se duhet të shpallet konkurs për prokuror të ri republikan ka arritur në Kuvend, por ende nuk është votuar nga deputetët.

Me mosvotim, deputetët e shkelin Ligjin për Prokurori Publike, pasi Ljubomir Joveskit mandati i skadon më 25 dhjetor, ndërsa në ligj thuhet se konkursi duhet të shpallet në Gazetën Zyrtare dhe dy gazeta ditore (një në shqip dhe një në maqedonisht), dy muaj para skadimit të mandatit.

Procedura, e cila parashikon korrespondencë nëpër disa institucione, ka nisur në kohë.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, thotë se më 3 tetor e ka njoftuar qeverinë se Joveskit i skadon mandati dhe qeveria po atë ditë ka dërguar informacion në Kuvend.

“Më 3 tetor Ministria e Drejtësisë e ka informuar Qeverinë dhe po atë ditë është vënë në dijeni Kuvendi, nga ku është kërkuar nisja e procesit për zgjedhjen e prokurorit të ri publik”, tha Lloga për “A1on”.

Nëse shpallja nuk publikohet për kohë të shkurtë, mund të shkelen afatet e tjera të përcaktuara me ligj, pasi kandidatët mund të aplikojnë 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

Më pas, Këshilli ka afat të ri prej 15 ditësh për të paraqitur mendimin e arsyetuar pozitiv ose negativ për të gjithë kandidatët dhe nëse nuk ka mendim pozitiv, ka edhe 15 ditë për regjistrimin e kandidatëve. Nëse edhe atëherë nuk ka opinion pozitiv, njoftimi përsëritet, me çka Maqedonia do të mbetej pa prokuror të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat