Do të sigurohen drone dhe helikopterë për Ushtrinë e Maqedonisë

Maqedonia

Do të sigurohen drone dhe helikopterë për Ushtrinë e Maqedonisë

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

“Dronët janë pjesë e teknologjisë më të fundit që mund të përdoren si për luftë ashtu edhe për mbrojtjen dhe garantimin e mbrojtjes së një vendi. Në Ministrinë e Mbrojtjes është paraqitur analiza nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe po punohet për të saktësuar se çfarë drone, në çfarë mase duhet të prokurohen dhe si do të inkorporohen në sistemin aktual të mbrojtjes, në koordinim me institucionet tjera në vend dhe do të mundohemi që të kemi një përdorim më të gjerë edhe për qëllime civile”, tha ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska në “Dnevnik” në TV Sitel.

Ajo shprehu pritjen që deri në fund të vitit ekipi i formuar në Ministrinë e Mbrojtjes të dalë me një propozim konkret për prokurim dhe i njëjti do të jetë objekt i prokurimit në periudhën e ardhshme.

“Janë dhuruar 12 helikopterë, pjesa tjetër që është pjesë e flotës sonë është në përdorim dhe nuk do të tjetërsohet në asnjë mënyrë derisa të përfundojë blerja e tetë helikopterëve të rinj transportues dhe, më e rëndësishmja, të dorëzohen në vendin tonë”. tha Petrovska në lidhje me helikopterët e dhuruar të Ukrainës.

Sa i përket prokurimit të helikopterëve, gjegjësisht prej nga do të sigurohen ata, Petrovska tha se ekipi përgjegjës për procesin ka kërkuar kohë shtesë për të shqyrtuar ofertat që janë dorëzuar, ndërsa gjatë javës së ardhshme pritet që t’i referohen ministrisë dhe Shtabi i Përgjithshëm dhe do t’i paraqesë Qeverisë një propozim specifik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat