Trajanov: Nuk do të preferoja të jem pjesë e një koalicioni me LSDM-në dhe BDI-në

Maqedonia

Trajanov: Nuk do të preferoja të jem pjesë e një koalicioni me LSDM-në dhe BDI-në

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 13:42
Lideri dhe deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov

Lideri dhe deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, tha sot se partia e tij nuk preferon të marrë pjesë në një Qeveri në të cilën BDI dhe LSDM do të jenë partnerë.

Ai thotë se dëmi i bërë nga të dyja palët është i madh dhe do të nevojiten parti dhe forca të reja për të ndryshuar atë që tashmë është bërë.

“LSDM, e aq më pak BDI, nuk mund të jenë bartëse të përparimit të Maqedonisë”, tha Trajanov në emisionin “Studio 10”.

Kryetari i LD-së beson se opozita shqiptare nuk do të votonte për asnjë kandidat të propozuar nga BDI-ja apo LSDM-ja, pa marrë parasysh përkatësinë e tij. Ai thotë se përkatësia etnike nuk është e rëndësishme, por nuk beson se aktualisht ka një staf të tillë mbipartiak nga koalicioni qeverisës.

Trajanov pret që koalicioni qeverisës të humbasë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale brenda një dite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat