Denoncimi për zhdukjen e një foshnje në Klinikat e Shkupit ka qenë i rrejshëm, është arrestuar një person

Maqedonia

Denoncimi për zhdukjen e një foshnje në Klinikat e Shkupit ka qenë i rrejshëm, është arrestuar një person

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se në koordinim me Prokurorinë Publike të Shkupit ka zbardhur rastin e një fëmije të dyshuar të zhdukur në Qendrën Klinike dhe është konstatuar se bëhet fjalë për denoncim të rremë nga L.A.

“Menjëherë pas pranimit të denoncimit, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të duhura nga Njësia për krime të dhunshme në SPB-Shkup. Janë bërë kontrolle të hollësishme në sistemin e Klinikës Gjinekologjike dhe Obstetrike të Shkupit për pacientët e pranuar dhe është konstatuar se L.A është shtruar në spital për herë të fundit në vitin 2019. Kontrolle janë bërë edhe në sistemin e Klinikës së Fëmijëve dhe nuk është konstatuar asnjë fëmijë i porsalindur, siç ka raportuar L.A”.

“Kontrolle janë bërë në zyrën e mjekut të familjes së L.A dhe është konstatuar se ajo është ekzaminuar më datë 08.03.2023, ku nga mjeku konstatohet se L.A nuk është shtatzënë. Është zhvilluar një bisedë me mjekun dhe nga provat e grumbulluara është konstatuar se denoncimi i L.A është e rreme”, thonë nga MPB.

Gjithashtu shtojnë se në konsultim me Prokurorin e Përgjithshëm në detyrë, L.A është privuar nga liria dhe është mbajtur në komisariat për veprim të mëtejshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat