Pensionistët në RMV kërkojnë rritjen e pensioneve në mënyrë lineare

Maqedonia

Pensionistët në RMV kërkojnë rritjen e pensioneve në mënyrë lineare

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 18:23
Ilustrim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e punës dhe politikës sociale Jovana Trençevska mbajtën takim me shoqatën e pensionistëve ku edhe u prezantua pakoja e re me masat antikrizë. Në 5 muajt e ardhshëm pensionistët do të marrin mbështetje nga Qeveria, sepse siç theksoi Kovaçevski në periudhën dimërore ka më tepër harxhime shkaku i ngrohjes dhe festave. Pensionet, siç sqaroi ai, tashmë rriten dy herë në vit, 50% sipas kostos së jetesës dhe 50% sipas pagës mesatare.

“Me pakon e re për masat antikrizë në 5 muajt e ardhshëm, pensionistët me pensione deri 14 mijë denarë do të marrin nga 3 mijë denarë në muaj. Ato që i kanë pensionet prej 14 deri 16 mijë denarë do të kenë mbështetje derri në 2 mijë denarë në 5 muajt e ardhshëm. Ndërsa pensionistët prej 16 deri 19 mijë denarë do të kenë mbështetje 1500 denarë në muaj në 5 muajt e ardhshëm.”- deklaroi Dimitar Kovaçevki Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe pensionistët e Shtipit protestuan në sheshin e qytetit. Sonja Arsova, anëtare e Bordit Iniciues për Protesta të Pensionistëve, informoi se më 5 dhjetor do të nisen për në Shkup. Protesta do të jetë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pensionistët ende i qëndrojnë kërkesës për rritje lineare të pensioneve për 5000 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat