Mexhiti: Në qeveri do ta ngre çështjen e të punësuarve me kontratë të përkohshme në MSH

Maqedonia

Mexhiti: Në qeveri do ta ngre çështjen e të punësuarve me kontratë të përkohshme në MSH

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 13:40
Mexhiti: Në qeveri do ta ngre çështjen e të punësuarve me kontratë të përkohshme në MSH

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në pyetjen e gazetarëve lidhur me premtimin se do të punësohen të gjithë ata me kontratë me afat të caktuar, por edhe për faktin se u përfundon kontrata e punës, theksoi se si anëtar i Qeverisë dhe Ministër i Shëndetësisë, në seancën e nesërme të qeverisë do të ngrejë çështje të pakompromis, se çfarë do të ndodhë me ata që tashmë janë me kontratë të caktuar nga kjo qeveri, diku katër, pesë apo gjashtë vite me kontratë në vepër, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Do ta kritikoj Ministrinë e Financave, gjashtë, shtatë muaj kam negociuar me ministrin e Financave, më pas kryeministri më emëroi mua, poashtu ministrin për financa dhe Fondin e sigurimeve shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kemi bërë grupe, kemi punuar për të njëjtën, vërtet që kam punuar shumë dhe nuk e di pse nuk po ndodh kjo.

Edhe nesër, si anëtar i Qeverisë, si Ministër i Shëndetësisë, në mënyrë shumë dinamike dhe pa kompromis do ta ngre këtë çështje se çfarë do të ndodhë me ata që tashmë janë në kontratë të caktuar nga kjo qeveri, diku katër, pesë apo gjashtë vite me kontrata në vepër”, tha ministri Mexhiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat