Policia e Maqedonisë shqiptoi 202 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Policia e Maqedonisë shqiptoi 202 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 10:09
Policia

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (21.12.2023) ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 202 drejtues automjetesh.

“Prej tyre, shtatë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Dy vetura kanë lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Në të njëjtën kohë, 93 drejtues automjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet dhe 109 jashtë qytetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat