Arsovska: Politikanët e korruptuar dëshirojnë të gaboj, por unë nuk gaboj

Maqedonia

Arsovska: Politikanët e korruptuar dëshirojnë të gaboj, por unë nuk gaboj

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 18:24
Danella Arsovska

Policia Financiare të hënën do të hyjë në hapësirat e Bashkisë së Shkupit dhe do të kontrollojë se sa para janë shpenzuar për zbukurimin e kryeqytetit dhe cila kompani ka fituar tenderin për zbukurimin e Shkupit.

Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska thotë se ajo nuk ka bë gabim në procedurë.

“Politikanët e korruptuar më së shumti dëshirojnë të gaboj, por unë nuk gaboj”, tha Arsovska e cila theksoi se zbukurimi ka kushtuar 30 mijë euro.

Ish-kryetari i Shkupit, Petre Shilegov tashmë ka kërkuar dorëheqje nga Arsovska dhe zgjedhjet për kryetar në Shkup të mbahen bashkë me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat