Sportelet për lëshimin e dokumenteve personale në Shkup do të punojnë edhe nesër

Maqedonia

Sportelet për lëshimin e dokumenteve personale në Shkup do të punojnë edhe nesër

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

MPB njoftoi se sportelet për dhënien e dokumenteve të gatshme në objektin e RTVM-së do të punojnë edhe nesër nga ora 08:00 deri në 16:00.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, procesi i dhënies së dokumenteve personale në Shkup dhe në drejtoritë për punë të brendshme në vend është intensiv.

“Në brendësi të vendit ky proces pothuajse ka përfunduar. Pika e re u hap në Shkup me qëllim të përthithjes së sa më shumë kërkesave. Vetëm në postbllokun ka 40 mijë kërkesa të dorëzuara nga qytetarët për dokumente personale, jo për një dokument, por për më shumë”.

“Mendoj se me punën intensive tani, deri në fund të vitit dhe në janar, i gjithë ky proces do të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat