OBRM-PDUKM: Vazhdon kaosi me dokumentet personale, pushteti luan ping-pong me problemet e qytetarëve

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Vazhdon kaosi me dokumentet personale, pushteti luan ping-pong me problemet e qytetarëve

Më: 20 janar 2024 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Partia opozitare maqedonase në një kumtesë për media thekson se Kovaçevski, Pendarovski dhe Osmani po “luajnë ping-pong” me problemet dhe hallet e qytetarëve dhe kaosi me nxjerrjen e dokumenteve personale me emrin e ri kushtetues të shtetit nuk ndalet.

“Sikur të mos mjaftonin radhët e gjata, shtytjet dhe nervat e qytetarëve, të paaftët e pushtetit të BDI-së dhe SDS-së e reduktuan edhe orarin e sporteleve për fotografim për dokumente personale”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.

Ata po ashtu theksojnë se “paaftësia e Oliver Spasovskit dhe MPB-së vërehet në veprim për faktin se nuk kanë siguruar me kohë formularët për dokumente personale dhe me këtë edhe pamundësinë e qytetarëve për ndryshimin e dokumenteve me kohë”.

“Për shkak të pamundësisë së ndërrimit të më shumë se 1.2 milionë pasaportave që kanë mbetur për ndryshim, apelojmë tek autoritetet e SDS dhe BDI që të shtyjnë afatin për lëshimin e dokumenteve personale. Gjithashtu kërkojmë që Gjykata Kushtetuese sa më shpejt të nxjerrë masë të përkohshme për nxjerrjen jashtë fuqisë së dispozitave të ligjit për dokumentet e udhëtimit që i referohen afatit për ndryshim”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat