Lëvizja Besa: Po i vjen fundi BDI-së dhe LSDM-së

Maqedonia

Lëvizja Besa: Po i vjen fundi BDI-së dhe LSDM-së

Më: 26 janar 2024 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Lëvizja Besa në një kumtesë për media thotë se Maqedonia e Veriut po shkon drejt të ardhmes me plotë shpresë, dinjitet dhe stabilitet, pas dorëheqjes së Dimitar Kovaçevskit dhe Talat Xhaferit.

Nga Lëvizja Besa thonë se ky është vetëm fillimi i fundit të krimit të BDI-së dhe LSDM-së të cilët sipas tyre, për katër vite prodhuan vetëm kazino, bastore, tenderë për familjarët shkatërrim të arsimit, dështim në zhvillimin ekonomik dhe humbjen shpresës.

“Kjo Qeveri do të mbahet mend për Soravinë, zhvillimin e kumarit, pasurimin me para të qytetarëve të kompanive gruas së kryeministrit, fëmijëve dhe nipërve të Ali Ahmetit, zhvillimin e bizneseve serbe dhe ruse në vend si dhe dështimin në rrugën eurointegruese”.

“Por, këto veprimeve kriminele të pushtetit, kontribuan në unifikimin e frontit opozitar shqiptar dhe bashkimin e forcave të gjithë qytetatëve që janë kundër politikave shkatërruese në këto dy dekada. 8 maji po vjen dhe qytetarët do të vendosin për një të ardhur me plot dinjitet dhe ardhmëri të sigurtë europiane”, thonë nga Lëvizja Besa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat