Kryeministër një këshillë gratis: Krijoni kushte dhe mundësi për lirimin e viktimave të rasteve të montuara nga burgjet

Maqedonia

Kryeministër një këshillë gratis: Krijoni kushte dhe mundësi për lirimin e viktimave të rasteve të montuara nga burgjet

Nga: Ejup Berisha Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 12:52
Ejup Berisha

Detyrë shumë e rëndësishme, tepër e domosdoshme dhe e pashtyeshme as edhe për një sekond për Kryeministrin e parë shqiptar të RMV-së Talat Xhaferin duhet të jetë krijimi i kushteve dhe i mundësive për lirimin sa me të shpejtë dhe pa kushte nga burxhet të personave të denuar padrejtësisht nga organet e drejtesisë të këtij shteti. Këta janë njerëz dhe gjithashtu shqiptar të cilët janë viktima të dhjetra rasteve të montuara policoro-gjyqsoe këtu në Republikën e  Maqedonisë së Veriut.

Kryeministër domosdoshmërisht duhet liruar ata njerëz sepse Perendia e madhëruar të njëjtët i ka krijuar për të jetuar të lirë e me dinjitet e jo për tu dergjur në mënyrë absurde dhe të padrejtë burxheve të Maqedonisë dhe atë për pike të qejfit të dikuj. Eshtë mëkat që ata njerëz të mbahen të mbyllur kur të njëjtët nuk kanë bërë asnjë vepër të keqe dhe të dënueshme apo kur ata nuk janë fajtor për asgjë ndërsa të njejtët në menyrë absurde akoma mbahen të mbyllur në burxhe.

Kryeministër nëse don vërtetë të kujtohesh për të mirë dhe të lëshë gjurmë si i pari shqiptar i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, apo nëse vërtetë doni të bëni histori atëher krijoni kushte për zbatimin e drejtësisë për të gjithë qytetarët e vendit e mos lejoni që viktimave të rasteve të montuara tu mohohet e  drejta për të qenë të lirë për faktin se të njëjtët janë të pafajshëm dhe mbahen padrejtësisht të mbyllur nëpër burxhet famkeqe të vendit tonë.

Kryeministër këtë këshillë po ua jap gratis kombi shqiptar din te thotë pa pare, këtë po e bëj me qëllim që viktimat e rasteve të montuara ta rikthejnë lirinë e humbur padrejtësisht pastaj të njëjtët bashk me familjarët e tyre ta gjejnë qetësine shpirterore apo dhe të jetojnë të lirë sepse këtë gjë e meritojnë ata, ndërsa ju e keni për obligim moral, njerzore dhe juridik që atyre tua mundësoni këtë gjë. Ajde pra a je i pari i Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat