Arrestohen dy vjedhës në Prilep, kapen në flagrancë

Maqedonia

Arrestohen dy vjedhës në Prilep, kapen në flagrancë

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

MPB Maqedoni njofton se me datë sot (22 shkurt) në ora 03:10 në rrugën “Vasko Karangeleski” në Prilep, zyrtarë policorë i kanë arrestuar D.Xh.(36) dhe K.Sh.(42).

Ata të dy janë nga Prilepi.

“Ata janë gjetur duke kryer një vjedhje në një objekt shëndetësor në Prilep dhe me to janë gjetur sende metalike dhe të mprehta”.

“Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat