Boçvarski: Investojmë rreth dy miliardë euro për modernizimin e infrastrukturës rrugore

Maqedonia

Boçvarski: Investojmë rreth dy miliardë euro për modernizimin e infrastrukturës rrugore

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 16:48
Boçvarski: Investojmë rreth dy miliardë euro për modernizimin e infrastrukturës rrugore

Sot, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, bashkë me Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, Zëvendësministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi dhe drejtorin e Administratës Publike të Rrugëve Shtetërore, Ejup Rustemi, kanë inspektuar ndërtimin e rrugës “Izvor” ura “Gar” në rajonin Mavrovë-Rekë.

Ky projekt rrugor i ri prej 18.8 kilometrash është në prag të përfundimit dhe për herë të parë do të lidh qytetet Dibër dhe Kërçovë.

Kur e nisëm këtë rrugë të re nga Garski most deri në Izvor, një numër i madh i qytetarëve ishin skeptikë. Por ne i bindëm, rruga po ndërtohet, arritëm një progres rreth 75% dhe jam i bindur që me organizim të mirë do ta përfundojmë deri në fund të vitit. Kjo lidhje rrugore ka një domethënie të veçantë për banorët e Mavrovës, Dibrës, Qendër Zhupës, Kërçovës dhe vendbanimeve më të vogla rreth tyre. Për herë të parë po lidhim Dibrën me Kërçovën dhe ky është një përfitim i madh për të gjithë qytetarët, për zhvillimin e ekonomisë, për ruajtjen e marrëdhënieve të ngushta dhe komunikimit mes banorëve, dhe sigurisht kjo është një zonë e bukur në vend ku Me ndërtimin e kësaj rruge po krijojmë kushte për zhvillim dhe turizëm”, tha ministri Boçvarski.

Projekti i kësaj rruge ka për qëllim të krijojë një lidhje të rëndësishme për banorët e rajonit dhe të sjellë përfitime të mëdha për zhvillimin ekonomik dhe turizmin lokal.

Gjithashtu, në të njëjtin rajon, është përfunduar rehabilitimi i rrugës Mavrovi Anovi – Zhirovnicë me një investim prej mbi 6 milionë euro, duke e kthyer atë në një rrugë moderne dhe të sigurt.

Drejtori i Administratës Publike të Rrugëve Shtetërore, Eyup Rustemi, theksoi se ky është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në rajon dhe se punimet po zhvillohen me ritme të përshpejtuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat