Dalin pamjet nga zjarri në kafenenë në Çair të Shkupit, që dyshohet se lidhet me vrasjen e mbrëmshme

Maqedonia

Dalin pamjet nga zjarri në kafenenë në Çair të Shkupit, që dyshohet se lidhet me vrasjen e mbrëmshme

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 17:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Janë publikuar pamjet që janë regjistruar nga kamerat e sigurisë, ku shihet se si është shkaktuar zjarr i qëllimshëm në kafenenë “Baron” në Çair të Shkupit.

Në video shihet një nga personat e maskuar duke thyer derën hyrëse të kafenesë me një send të fortë. Dy të tjerët hyjnë brenda me një tub në duar. Ndërsa udhëheqësi qëndron jashtë dhe vazhdon të shikojë përballë rrugës.

Pas derdhjes së lëndës djegëse brenda, dalin dy personat e maskuar dhe drejtuesi i tyre ndez lëngun me çakmak. Hyrja e objektit merr flakë dhe tre personat e maskuar ikin. Gjithçka ndodh në gjysmë minutë.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë rreth orës 04:00 të ditës së djeshme dhe pas një ndërhyrjeje prej 40 minutash kanë shuar zjarrin.

Ndryshe, pak orë pas zjarrit është qëlluar me armë zjarri Z.T, babai i të arrestuarit G T, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen në Shisha Bar në Shkup dhe në Halkidiki.

Prokuroria po heton për lidhjen e zjarrit me vrasjen e Z.T që ndodhi mbrëmjen e djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat