Sindikatat e pesë universiteteve publike demantojnë deklaratën e Xhaferit: Kërkesat për marrëveshje kolektive janë dorëzuar në kohë

Maqedonia

Sindikatat e pesë universiteteve publike demantojnë deklaratën e Xhaferit: Kërkesat për marrëveshje kolektive janë dorëzuar në kohë

Më: 6 mars 2024 Në ora: 23:10
Talat Xhaferi

Sindikatat e pesë universiteteve shtetërore hedhin poshtë deklaratën e kryeministrit Talat Xhaferi, i cili ka pretenduar se mungesa e kohës për nënshkrimin e marrëveshjes kolektive është rezultat i transicionit drejt një qeverisjeje të re.

Ata e kundërshtojnë këtë argument, duke theksuar se ata kishin paralajmëruar që në fillim të dhjetorit për dërgimin e kërkesave të tyre për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive te kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas tyre, koha për nënshkrim po afrohet dhe organet e partisë kanë qenë të informuara për këtë proces. Sindikatat vënë në dukje se mungesa e veprimeve konkrete për nënshkrimin e kontratave kolektive nuk mund të justifikohet me arsyetimin e kryeministrit.

Ky reagim vjen si pasojë e deklaratës së Xhaferit cili sot tha se tha se për momentin nuk mund të nënshkruhet marrëveshje kolektive për shkak se janë shpallur zgjedhjet dhe se universitetet nuk i kanë dorëzuar në kohë kërkesat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat