Rrufeja godet për vdekje një të mitur në Gjevgjeli

Maqedonia

Rrufeja godet për vdekje një të mitur në Gjevgjeli

Më: 7 mars 2024 Në ora: 21:49
Ilustrim

Stuhia e fortë që ka goditur sot Gjevgjelinë ka marrë një viktimë. Një djalë i ri ka humbur jetën nga një rrufe.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Negorci të Gjevgjelisë. Informacioni për “A1on” është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme.

Sipas informacioneve të para, adoleshenti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Sot (07.03.2024) në ora 15:30 në Drejtorinë e Policisë së Gjevgjelisë është raportuar se në atarin e fshatit Negorci të Gjevgjelisë nga ana e mjekut të Urgjencës Mjekësore është konstatuar vdekja e një të mituri nga fshati i Negorcit me djegie në trup, me shumë gjasa nga rrufeja, i cili ka qenë duke kullotur bagëtinë”, thonë nga Ministria e Brendshme.

Policia ka kryer kontroll dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat