Digjet një shtëpi në Ohër

Maqedonia

Digjet një shtëpi në Ohër

Më: 18 mars 2024 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Sot në mëngjes ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në lagjen “Koshishta” të Ohrit.

Për zjarrin në orën 00:35 është njoftuar njësiti territorial i zjarrfikësve nga Ohri, nga ku në rrugën “Andon Dukov” janë dërguar katër vetura të zjarrfikësve dhe shtatë zjarrfikës.

Falë ndërhyrjes në kohë është parandaluar përhapja e flakës nga shtëpia e djegur në objektet e tjera në afërsi.

Nga zjarri përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat