Arrestohet një person në Tetovë, ia ka marrë fëmijën dhe e ka kërcënuar të dashurën e tij

Maqedonia

Arrestohet një person në Tetovë, ia ka marrë fëmijën dhe e ka kërcënuar të dashurën e tij

Më: 21 mars 2024 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se zyrtarët policorë dje (20-mars), kanë privuar nga liria 41-vjeçarin S.S. nga Sellca Keqe e Tetovës.

Rasti ndodhi dje rreth orës 19:50, në rrugën “Pançe Popovski” në Gostivar.

Ai më parë ishte raportuar nga një 30-vjeçare nga Gostivari me të cilën ishte në lidhje dashurie se para ndërtesës në të cilën ajo kishte banuar i kishte marrë njërin nga dy fëmijët e mitur dhe e kishte kërcënuar.

Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat