Gashi: Serbia ka ndikim në Maqedoni të Veriut

Maqedonia

Gashi: Serbia ka ndikim në Maqedoni të Veriut

Më: 3 prill 2024 Në ora: 23:44
Afrim Gashi

Kryetari i Partisë Politike Alternativa në Maqedoni të Veriut, Afrim Gashi, ka thënë se në këtë shtet Serbia ende ka ndikim.

Ai ka thënë se partitë shqiptare nuk duhet të kenë preferenca ndaj atyre maqedonasi si VMRO e LSDM, pasi sipas tij qasja e tyre ndaj shqiptarëve është e njëjtë.

Ai ka thënë se për largimin e “duarve” të Serbisë nga Maqedonia Veriore duhet përfshirja edhe Kosovës dhe Shqipërisë.

“Serbia ka ndikim në Maqedoni të Veriut, sidomos në pjesën maqedonase në gjithë spektrin politik edhe në pjesën e medieve edhe biznesit. Prandaj kur flasim për shqiptarët na duhet një ndërveprim kombëtarë në kuptimin e përfshirjes edhe të Kosovës dhe Shqipërisë, nuk duhet me na lënë vet në këtë betejë. Largimi i duarve të Serbisë nga Maqedonia, është interes kombëtar i shqiptarëve edhe interes gjeostrategjik, këtë e kërkojnë edhe partnerët tanë BE e SHBA”, ka thënë ai.

Serbia llogaritet si faktori destabilzues në Ballkanin Perëndimor. Ajo si një aleate me Rusinë, vazhdon të bëjë përpjekje për destabilizim në rajon, në vendet si Kosova, Mali i Zi e Bosnjë e Hercegovina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat