Lirohet Furkan Saliu, deklaron se ndaj tij është ushtruar dhunë fizike

Maqedonia

Lirohet Furkan Saliu, deklaron se ndaj tij është ushtruar dhunë fizike

Më: 7 prill 2024 Në ora: 23:50 Përditësuar në ora: 23:58 më 07.04.2024
Furkan Saliu

Lirohet gazetari Furkan Saliu- Para mediave deklaron se ndaj tij është ushtruar dhunë fizike

Në këto momente është liruar nga stacioni policor Furkan Saliu. Ai tha se i gjithë rasti ka ndodhur pas një sulmi që është bërë ndaj një djaloshi.

Në prononcim për mediat, gazetari Furkan Saliu tha se arma e tij e gjetur në makinë, është me leje.

“Le ta dëshmojnë se unë kam sulmuar polic dhe unë prej nesër nuk e punojë këtë punë. Le të gjejnë pranga më të mëdha dhe të arrestojnë nëse e dëshmojnë se unë kam sulmuar një polic”, tha Saliu.

Ai tha se ka shumë lëshime dhe do të qojnë këtë punë deri në fund.

Saliu tha se ata që e kanë hapur makinën e tij pa leje dhe pa prezencën e tij do të duhet të përgjigjen, si dhe ata që kanë fshirë video.

Furkan Saliu tha se është ushtruar edhe dhunë fizike.

“Po të mos ishte presioni i madh edhe i medieve, ende do të isha këtu sonte”, u shpreh Furkan Saliu, raporton SHENJA.

Furkan Saliu tha se po të mos ishte politik e gjithë kjo ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat