Taravari: Urime Bajramin, festën e miqësisë dhe tolerancës

Maqedonia

Taravari: Urime Bajramin, festën e miqësisë dhe tolerancës

Më: 10 prill 2024 Në ora: 10:33
Arben Taravari

Kandidati VLEN-it  për president në Maqedoni të Veriut, Arben Taravari, ka uruar festen.

Ai sot e filloi festën e Fitër Bajramit nga Xhamia e Sahatit në Gostivar.

“Të gjithë besimtarëve jua uroj këtë festë, e cila është festë e miqësisë dhe tolerancës.

Uroj që sa më bukur të kalojnë me familjarët e tyre pasi që zakonet ashtu e kanë, që këtë ditë t’i vizitojmë më të afërmit dhe familjarët”, uroi Taravari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat