Salla Universale u dogj ndërsa partitë politike vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për zjarrin

Maqedonia

Salla Universale u dogj ndërsa partitë politike vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për zjarrin

Më: 10 prill 2024 Në ora: 13:36
Salla Universale e Shkupit

Pas zjarrit të djeshëm në Sallën Universale të Shkupit, tensionet politike vazhdojnë të shtohen mes partive LSDM dhe OBRM-PDUKM.

Në një komunikatë zyrtare, LSDM akuzon OBRM-PDUKM-në për lënien në harresë të rindërtimit të sallës, duke e quajtur Shkupin një shembull të premtimeve të pambajtura të opozitës. Partia LSDM thekson se, edhe pse procesi i rindërtimit kishte filluar në kohën e pushtetit të saj lokal, OBRM-PDUKM e la Sallën Universale në gjendje të shkatërruar. Ata gjithashtu akuzojnë opozitën për mospranimin e përgjegjësisë për dëmet e shkaktuara, duke pohuar se objektin kulturor e kanë lënë në harresë për dy vjet, pa dhënë një plan konkret për rindërtimin e tij.

Nga ana tjetër, OBRM-PDUKM akuzon ish-kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Kulturës, Bisera Kostadinovska, për moskthimin e informacionit lidhur me kompaninë që është përfshirë në punimet e rindërtimit të Sallës Universale. Ata kërkojnë përgjigje në lidhje me lidhjet e mundshme partiake të kësaj kompanie, si dhe për materialet dhe standardet e përdorura gjatë ndërtimit.

Ndërkohë, hetimet për shkakun e zjarrit vazhdojnë, ndërsa tre punëtorë ndërtimi janë arrestuar nga autoritetet për kryerjen e punimeve ndërtimore në momentin e shpërthimit të flakëve. Deri më tani, ende nuk ka informacion të zyrtarizuar mbi origjinën dhe shkakun e zjarrit të ndodhur në Sallën Universale të Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat