Krerët e partive politike në Maqedoni me urime për festën e Bajramit

Maqedonia

Krerët e partive politike në Maqedoni me urime për festën e Bajramit

Më: 10 prill 2024 Në ora: 21:23
Arkiv

Krerët e partive politike në Maqedoninë e Veriut kanë uruar qytetarët e besimit Islam për festën e Fitër Bajramit. Ata urojnë që gjatë kësaj feste të mbizotërojë paqja, respekti dhe solidariteti në mes të gjithëve.

Më poshtë iu sjellim urimet e kryetarëve të partive politike:

Ali Ahmeti:

“Praktikimi i veprave të mira në shërbim të së mirës së përgjithshme, respekti dhe solidariteti ndërnjerëzor që na i rikujton për çdo vit qofshin kryefjala e përditshmërisë sonë! Qofshin të pranuara agjërimi dhe të gjitha lutjet e bëra! Paçi shëndet, mbarësi e harmoni në çdo hap të jetës suaj”.

Ziadin Sela

“Paçi gëzim në zemrat dhe harmoni në familjet tuaja. Sot është një ditë bekimi dhe paqeje, është një ditë për të reflektuar, për të festuar bashkë me familjen dhe për të uruar miqtë e më të dashurit tuaj”.

Bilall Kasami

“Sot festojmë Fitër Bajramin. Ju uroj që në këtë ditë madhështore familjet tuaja të jenë të bashkuara, të mbushura me plotë gëzim dhe harmoni. Sofrat e të gjithëve të jenë të mbushura plot bereqet e të sundojë dashuria dhe lumturia”.

Dimitar Kovaçevski

“Pikërisht mbi këto vlera, ne bashkërisht e ndërtojmë shoqërinë tonë e cila është e barabartë për të gjithë dhe pikërisht me këtë veçanti e integrojmë shtetin në familjen e madhe evropiane të popujve dhe shteteve”.

Hristijan Mickoski

“Besimtarëve myslimanë ua uroj festën e madhe të Fitër Bajramit. Ju dëshiroj shëndet, lumturi dhe mirëqenie atyre dhe familjeve të tyre. Të njëjtën ua dëshiroj edhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat