SPB Tetovë për akuzat e Lëvizjes Besa: Vetëm një person është ftuar në polici për “keqpërdorim të të dhënave personale”

Maqedonia

SPB Tetovë për akuzat e Lëvizjes Besa: Vetëm një person është ftuar në polici për “keqpërdorim të të dhënave personale”

Më: 22 prill 2024 Në ora: 20:01
SPB Tetovë

SPB Tetovë ka reaguar në lidhje me akuzat e Lëvizjes Besa, se policia në mënyrë të paligjshme fton në polici aktivistë të tyre.

Nga SPB Tetovë thonë se në polici është ftuar vetëm një person, me arsyetimin se ka keqpërdorur të dhënat personale.

“Gjatë ditëve të fundit, deri më sot (22-prill) në Sektorin për punë të brendshme Tetovë, është evidentuar vetëm një thirrje për një person, edhe atë për personin D.A. (27) nga Neproshteni i Tetovës, i cili ka qenë i raportuar për veprën penale ‘Keqpërdorim i të dhënave personale”, thanë nga SPB Tetovë për TV21.

Ndryshe, sot nga Lëvizja Besa thanë se policia ka marrë në pyetje disa anëtarë të forumit rinor të Lëvizjes Besa dhe koalicionit VLEN si përfaqësues të institucioneve lokale në Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat