Aksident i rëndë në Maqedoni, dy persona të vdekur

Maqedonia

Aksident i rëndë në Maqedoni, dy persona të vdekur

Më: 11 gusht 2013 Në ora: 19:25

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Rostushë tek vendi i quajtur Livadhet e Sencës
Në aksin rrugor Mavrovë-Dibër gjatë një aksidenti të rëndë automobilistik jetën e humbën dy persona.
Sipas burimeve të policisë bëhet fjalë për Demirali Nuredini 52 vjeçar dhe Ramadan Memedi 51 vjeçar, të dy nga fshati Debresh i Gostivarit.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Rostushë tek vendi i quajtur Livadhet e Sencës, njofton portalb.
Sipas informatave, të dy viktimat kanë qenë duke vozitur veturë të tipit ‘Audi’ me targa të Gostivarit të cilët në saj të shpejtësisë së madhe gjatë vozitjes kanë humbur kontrollin dhe kanë ndërruar jetë.
Policia rrugore ka nisur hetimet, ndërsa komunikacioni është ndërprerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat