Dhuna në Egjipt, asnjë reagim nga politikanët e Maqedonisë!

Maqedonia

Dhuna në Egjipt, asnjë reagim nga politikanët e Maqedonisë!

Më: 16 gusht 2013 Në ora: 08:53

Situata tejet e tensionuar në Egjipt ka ngritur në këmbë të gjithë shtetet e botës, por nuk ka trazuar aspak nga gjumi politikanët e Maqedonisë.

Pas reagimit të vonuar nga NATO, e cila shpreh keqardhje për situatën e krijuar në Egjipt, reagimit nga SHBA, Kina, BE etj, iu është bashkuar edhe kryeministri në largim i Shqipërisë, Sali Bersiha. Ai bile e ka konsideruar si puçiste dhunën që po shkaktohet në Egjipt nga ana e ushtrisë ndaj qeverisë së zgjedhur demokratike.

Por, duket se këto reagime nuk kanë bëjnë asnjë përshtypje për Maqedoninë. Edhe pse kjo e fundit ka ambasadë në Kajro, diplomacia e këtushme qoftë edhe politikanë të ndryshëm ende nuk kanë dhënë të paktën asnjë deklaratë për situatën e atjeshme.

Edhe pse zakonisht politika e këtushme është në të njëjtën linjë me atë të NATO-s, BE-së, Turqisë apo edhe SHBA-ve, nuk kanë dalur të paktën të dënojnë dhunën e përgjakur rrugëve të Kajros, ose të interesohen për qytetarët e tyre të cilët studiojnë, punojnë ose kanë shkuar për pushime në këtë shtet të lashtë.

Më e zëshme në kritika ndaj politikës së dhunshme të puçistëve në Egjipt ka qenë Turqia, e cila ka kritikuar edhe bashkësinë ndërkombëtare që nuk po intervenon për ta ndërprerë këtë situatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat