Ahmeti, kërkon ndihmën e Norvegjisë për rajonin

Maqedonia

Ahmeti, kërkon ndihmën e Norvegjisë për rajonin

Më: 2 dhjetor 2013 Në ora: 15:24

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka vazhduar fushatën diplomatike në Norvegji ku ka zhvilluar takime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të këtij vendi.

Ahmeti është takuar me drejtorin gjeneral të Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze, Elisabeth Walaas, drejtorin politik të MPJ, Wegger Strommen, si dhe drejtorin për Ballkanin Perëndimor në MPJ Hokoon Blonkenborg.

Bashkëbiseduesit diskutuan rreth perspektivës Euro - Atlantike të Maqedonisë si dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ahmeti theksoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit integrues të vendit si dhe të rajonit në NATO dhe Bashkimin Evropian me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit dhe njëherësh krijimit të klimës më të mirë për investime, vende të reja pune dhe zhvillim ekonomik.

Integrimi i Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian, është prioritet i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe me partneritet me komunitetin ndërkombëtar mund të arrihet përparim në këto procese, në veçanti deri në samitin e radhës së NATO-së në vitin 2014.

Autoritetet norvegjeze, si përfaqësues të një vendi anëtar të NATO-së dhe partner i Bashkimit Evropian, shprehën përkrahjen e tyre të hapur për synimet integruese Euro - Atlantike të Maqedonisë dhe rajonit të Ballkanit perëndimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat