Car Dushani, temë edhe në Aljazerra

Maqedonia

Car Dushani, temë edhe në Aljazerra

Më: 8 dhjetor 2013 Në ora: 22:25

Vendosja e bustit të Car Dushanit ka qenë në qendër të vëmendjes edhe në Aljazeera. Ata janë thirur në raportimin e televizionit Alsat-M, të cilët të parët transmetuan videon e disa protestuesve tek sa godasin bustin e Car Dushanit dhe që tensionoi edhe më raportet ndëretnike në shtet.
Edhe në mediat e Serbisë ka qenë top -temë tentimi për rrëzimin e përmendores së Car Dushanit nga qendra e Shkupit. Kështu televizioni shtetëror Serb doli me titull “Car Dushani u pengon shqiptarëve në Shkup”?!
Një grup qytetarësh në mënyrë të qetë, madje protestuan dy ditë më parë dhe tentuan të mbulojnë Carin me pëlhurë të zezë. Pasuan edhe reagime të shumta në opinion dhe pas deklaratave të shumë zyrtarëve në pushtet të cilët thonë se askush nuk e dinë kush e ka vendosur Car Dushanin në qendër të Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat