Maqedonasit për shtëpitë e djegura: “Fshati i bukur, digjet bukur”!

Maqedonia

Maqedonasit për shtëpitë e djegura: “Fshati i bukur, digjet bukur”!

Më: 11 maj 2015 Në ora: 00:04

Pas valës së fundit konfliktit në Maqedoni, në Gushincë dhe së fundi në Kumanovë, grupe maqedonase kanë vërshuar rrjetet sociale më përmbajtje ksenofobe antishqiptare.
Në mesin e faqeve të shumta të hapura në internet është edhe faqja në rrjetin më të madh social në botë, “Facebook”, me emrin “Kumanovska Ratna Zona” (“Zona e Luftës e Kumanovës”).

Kjo faqe ka publikuar një sërë fotografish të shtëpive të djegura të banorëve civilë shqiptarë të Kumanovës, të titulluar “Lepa selo, lepo gori” “Fshati i bukur, digjet bukur”, të frymëzuar nga filmi i regjisorit serb, Srgjan Dragojeviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat