Rreth 60 shtëpi të dëmtuara, 30 të rrënuara

Maqedonia

Rreth 60 shtëpi të dëmtuara, 30 të rrënuara

Më: 11 maj 2015 Në ora: 12:39

Lagja e Trimave sot në orët e paradites është e vërshuar nga njerëz të shumtë, jo vetëm prej banorëve të cilët po tani më po shohin gjendjen e shtëpive të tyre, por edhe nga qytetarë të tjerë të cilët kanë ardhur për të parë epilogun nga luftimet mes grupit të armatosura dhe forcave policore.

Reporteri i gazetës KOHA nga tereni njofton se rreth 60 shtëpi janë të dëmtuara qoftë nga granatat ose plumbat, kurse mbi 30 shtëpi janë jashtë funksionit pasi janë të rrënuara pothuajse deri në themel nga luftimet. Banorët e Lagjes së Trimave janë të tmerruar nga pasqyra e shtëpive të tyre, kurse gjithandej ndjehet erë e djegur. Shkollat në qytetin e Kumanovës nuk punojnë, ndërsa nuk punon as tregu i qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat