Banorët e Kumanovës do të zhdëmtohen 100 për qind

Maqedonia

Banorët e Kumanovës do të zhdëmtohen 100 për qind

Më: 12 maj 2015 Në ora: 11:35

Qeveria e Republikës së Maqedonisë do ti kompensoj 100 përqind të gjitha dëmet që janë shkaktuar gjatë aksionit policor në Kumanovë. Kështu ka deklaruar ministri I Pushtetit Lokal, Lirim Shabani I cili së bashku me një delegacion qeveritarë kanë qëndruar në Komunën e Kumanovës.

“Sot jemi në Kumanovë pas vendimit të Qeverisë për formimin e dy komisioneve me qëllim që t`iu ndalim në ndihmë banorëve të Kumanovës dhe të krijohen kushte për banim. Njëkohësisht Qeveria ka formuar edhe Komision për vlerësimin e dëmeve që janë shkaktuar, komision ky I cili brenda 7 ditëve do të del me raport dhe në bazë të tij do të kryhet zhdëmtim i pronës së banorëve të kësaj lagje në tërësi, 100 për qind. Qeveria me këtë rast ka ofruar edhe ndihmë strehimi derisa të kryhet sanimi i shtëpive, kompensim financiar për qira dhe tjera”, tha ministri Shabani.

Ai tha se gjatë këtyre ditëve do të bëhet edhe evidentimi I atyre familjeve dhe shtëpive të cilët kanë pësuar gjatë këtij aksioni. Ministri Shabani tha se këtyre familjeve fillimisht, si ndihmë e parë humanitare do t’ju ndahen nga 100 mijë denarë dhe mbulim në tërësi I të gjitha harxhimeve tjera dhe dëmeve që u shkaktuan.

Qeveria në bashkëpunim me Komunën e Kumanovës dhe ndërmarrjeve të ndryshme publike do të punojnë në krijimin e kushteve për banim dhe ndërtim, pastrimin e rrugë ve, dezinfektimi I lagjes, rregullimi I rrjetit e kështu me radhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat