Gruevski e ka lutur Zaevin për koalicion të zgjeruar

Maqedonia

Gruevski e ka lutur Zaevin për koalicion të zgjeruar

Më: 13 maj 2015 Në ora: 12:57

Me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, kryeministri Nikolla Gruevski ka iniciuar formimin e qeverisë me një koalicion të zgjeruar, në krye të së cilës do të ishte ai.

Ideja ka qenë që ministrat e rikonstruar që do të ishin më shumë, të zëvendësohen me ministrat nga LSDM dhe partitë tjera, pas shembullit të qeverisë së 2001, merr vesh Plusinfo nga burime diplomatike.

Disa diplomat të huaj këtë ide e kanë lansuar edhe në disa rrethe të afërta deri te LSDM.

Por, iniciatorët kanë marr përgjigje kategorike se LSDM nuk lëshon pe nga kërkesa që Nikolla Gruevski të jap dorëheqje, dhe pastaj të formohet një qeveri teknike ose kalimtare, në të cilën në një periudhë prej gjashtë muajve deri në një vit do të organizoheshin zgjedhje demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat