BOMBA 33 e Zaevit: Gruevski bën pazare për emrin e Maqedonisë (LIVE)

Maqedonia

BOMBA 33 e Zaevit: Gruevski bën pazare për emrin e Maqedonisë (LIVE)

Më: 16 maj 2015 Në ora: 15:39

Kryetari i LSDM Zoran Zaev publikoi përgjime lidhur me emrin e Maqedonisë, duke thënë se kryeministri aktual Nikolla Gruevski, ka bërë pazare me emrin e Maqedonisë .

“Erdhi koha që Republika e Maqedonisë ta kuptojë gënjeshtrat lidhur me mitin e krijuar nga Gruevski për patriotizmin e Gruevskit, e cila e bllokoi Maqedoninë në rrugën euroatlintike. Ai ka bërë pazar me emrin Kushtetues të Maqedonisë”, deklaroi Zaev.

“Do të dëgjoni cilët kanë qenë negociuesit e vërtetët për emrin nuk ka qenë as Nikolal Gruevski, ai vetëm ka dëgjuar, Sasha Mijallkov dhe drejtori Emanuel Malezis i njohur si Manoli kanë negociuar për emrin”.

Ai tha se këtu negociuesit kanë qenë nën hije dhe bisedimet në New York kanë qenë false.

"Në bisedën mes Antonio Milloshovski, Sasho Mijallkov dhe Nikolla Gruevski bëhen pazare çfarë emri ti vendoset Maqedonisë, edhe më i keq se FYROM (IRJM)", deklaroi Zaev. /Portalb.mk/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat