Prizma: Zaevi dha një propozim, Gruevski pritet që të mërkurën të jap propozimin e tij

Maqedonia

Prizma: Zaevi dha një propozim, Gruevski pritet që të mërkurën të jap propozimin e tij

Më: 8 qershor 2015 Në ora: 12:18

Një ambasador i një vendi anëtar të BE-së për BIRN tha se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në takimin me euro komisarin për zgjerim Johanes Han, që u mbajt në Przhino, ka afruar një propozim për zgjidhjen në faza të krizës politike.

Propozimi, ashtu siç thotë burimi i njëjtë, nënkupton që deri në shtator të ketë një fazë përgatitore, ndërsa në fazën e dytë deri në zgjedhje në prill, Gruevski të mos jetë në krye të qeverisë kalimtare. Tash për tash nuk është biseduar për ndarjen e posteve ministrore.

Ambasadori tha se pret që edhe Gruevski të dal me propozim të tij në Bruksel.

Sipas burimit të njëjtë, në Przhino është kontraktuar hetimi për krimin e mundshëm që u zbulua nga bombat e Zaevit, e të cilin do ta realizoj një komision parlamentar që do të drejtohej nga një përfaqësues i opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat