Delegacioni i PPD-së mori pjesë në rivarrimin e heroit, Isa Boletini

Maqedonia

Delegacioni i PPD-së mori pjesë në rivarrimin e heroit, Isa Boletini

Më: 11 qershor 2015 Në ora: 13:19

Me ftesë zyrtare të Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Isa Mustafa, një delegacion i lartë i Kryesisë Qëndrore të PPD-së në krye me kryetarin z.Nexhat Bexheti morën pjesë në ceremoninë zyrtare në rivarimin e eshtrave të heroit kombëtarë Isa Boletinit, i cili ka qenë i varosur në Podgoricë të Malit të Zi para 99 viteve. Me këtë ceremoni që nga sot eshtrat do të prehen në vendlindjen e tij në Boletin të Shalës së Bajgorës.

Kryetari i PPD-së Nexhat Bexheti në margjina të kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare bëri edhe disa takime të shkurtëra përshëndetëse me kryeministrin e kosovës Isa Mustafa, me Princin Leka, presidentin Nishani etj./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat