MPB: Arrestohet Sulejman Osmani i cili arriti të arratiset pas aksionit në Kumanovë

Maqedonia

MPB: Arrestohet Sulejman Osmani i cili arriti të arratiset pas aksionit në Kumanovë

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 19:19

MPB mori njoftim nga policia e Kosovës se dje në fshatin Letinçe të Vitisë është arrestuar Sulejman Osmani nga fshati Brezë, i dyshuar për pjesëmarrjen në ngjarjet e Kumanovës në maj të këtij viti, ndërsa i cili arriti t’i ikë policisë kur ua ka treguar vendin ku janë fshehur armët.

Nga MPB për MIA­n konfirmuan se policia e Kosovës ka vepruar sipas një fletë arresti ndërkombëtar i lëshuar nga Maqedonia, ndërsa tani më është konfirmuar identiteti i personit. Sipas policisë së Kosovës, siç publikuan mediat, në shtëpinë e Osmanit është gjetur një pjesë e armëve të vjedhura gjatë sulmit në karakollin në Goshincë.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani njoftoi se te i dyshuari është gjetur dhe është marrë një pistoletë TT me municion, ndërsa tërë aksionin policia e ka zbatuar në koordinim me prokurorin publik kompetent.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat