Mungesa e energisë elektirke në shkollat e Strugës, prindërit kërcënojnë me bojkot!

Maqedonia

Mungesa e energisë elektirke në shkollat e Strugës, prindërit kërcënojnë me bojkot!

Më: 6 shtator 2015 Në ora: 23:57

Prindërit e nxënësve në shkollat fillore të Strugës kërcënohen me bojkotin e mësimit, nëse së shpejti nuk zgjidhet problemi me mungesën e energjinë elektrike. 7 nga 11 shkolla vitin e ri shkollor e kanë nisur pa energji elektrike për shkak të borxheve të papaguara. Prindërit thonë se në qoftë se deri javën e ardhshme nuk gjendet zgjidhje për problemin nuk do ti dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë.

Prindërit thonë se nxënësit duhet të kenë kushte elementare për mësim në të kundërtën do të jenë të detyruar të mos i dërgojnë në shkollë.

"Duhet të krijohen kushtet e punës dhe fëmijëve pastaj do të kthehen në mësim. Ky është qëndrimi i shumicës së prindërve. Diku hapen shkolla të reja, shpenzohen para për shumë gjëra tjera në vend, ndërsa për ato që janë të obligueshme që të funksionojë arsimi, siç është energjia elektrike në Strugë, për to nuk ka mjete. Kemi kërkuar të vijnë përfaqësues kompetent, të thonë kur do të zgjidhet problemi, por nuk kemi asnjë përgjigje," U SHPREH Dimçe Shipinkaroski, prind.

Për javën e ardhshme është planifikuar takim i këshillit të prindërve në shkollën më të madhe në qytet, Vëllezërit Milladinovi, ku do të vendoset për hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren. Drejtori Shkëlqim Aliu thotë se ndonëse ka njoftime ende nuk ka zgjidhje për këtë çështje.

Borxhi i shkollave për energji elektrike sillet në rreth 1 milion euro dhe për shkak të mos pagesës të gjitha i kanë llogari të bllokuara bankare.
"Ne jemi të hapur për tejkalimin e situatës, por si për të gjithë klientët ashtu edhe për shkollat ajo çfarë është harxhuar duhet paguar. Borxhet e vjetra janë paguar rregullisht, por nga borxhet e reja nuk është paguar asgjë”, tha Atanas Kovaçeski zëdhënës i EVN Maqedoni.

EVN apelon të gjitha palët e përfshira ti paguajnë faturat, siç thonë të mos grumbullohen borxhe para dimrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat